Që kur nuk është më kryetar i Partisë Demokratike, ardhjet e tij në Parlament janë më të rralla. Megjithatë, kur vjen Basha përgjithësisht shfaqet vetëm ose me bashkëpunëtorët e ngushtë që ka pasur pranë selisë blu.
Por, në një ditë të shënuar kur Parlamenti ishte së bashku me Parlamentin e Kosovës, normalisht ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk kishte si të mungonte. Paparaci ynë e ka fotografuar deputetin e Partisë Demokratike teksa lë seancën me kolegët nga Kosova. Ndonëse të shumtë ishin dhe kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij nga selia blu duket se Basha ka zgjedhur të kalojë kohë me politikanët kosovarë, duke shpenzuar disa biseda miqësore me to. Duke respektuar miqtë e mbërritur nga larg, por edhe duke shfaqur “armiqtë” brenda partisë së tij, ish-kryedemokrati u fotografua i buzëqeshur mes kolegëve të Kosovës.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al