Pas “Big Brother”, jeta e Beniada Nishanit ndryshoi totalisht. Modelja u shkëput nga Italia, për t’iu dedikuar karrierës si moderatore në Tiranë. Tashmë javë pas jave, të gjithë ndjekësit e saj kanë mundësi ta shohin në televizion. Por për ata që janë frekuentues të rregullt të zonës së ish-Bllokut, Beniadën mund ta ndeshësh thuajse çdo ditë në të përditshmen e saj.
Këtë herë, paparaci ynë ka mundur ta fotografojë, teksa duke ecur, nuk e lëshon telefonin nga dora. E veshur me një kostum sportive dhe pallto të gjatë sipër, Beniada u shfaq e kuruar edhe në një ditë të zakonshme. E vetme dhe me syze dielli, modelja ka qenë duke dërguar mesazhe, teksa është shkrepur edhe kjo foto. Ajo që na bie në sy është fakti se gjithnjë ajo shfaqet e vetme, ndonëse në jetën e saj po shijon një histori të bukur dashurie me Blerti Hajdarin.
Që pas konfirmimit të lidhjes së saj me Blertin, ajo është përpjekur të mos flasë shumë për jetën private, duke u fokusuar te karriera. Në nisje të lidhjes së saj, modelja nuk i kurseu fjalët e ëmbla për partnerin. “Është një djalë simpatik, po vetëm simpatik, kaq. Nuk mund të them që është as italian, as shqiptar, pasi ka udhëtuar shumë edhe… shqiptar, boll tani”, tha Beniada.
Beniada publikoi disa kohë më parë një foto krah një mashkulli misterioz, të cilit nuk preferoi t’ia bëjë të ditur emrin dhe as fytyrën. Megjithatë, një detaj që modelja zbuloi në postimin e saj është vendndodhja, që ishte pikërisht në Milano, Itali. Beniada është pyetur sesi ia fitoi zemrën partneri dhe ajo ka treguar: “Me qetësi, ëmbël si. Kur njeriu është vetvetja, e arrin atë që do. Kjo është gjëja që më pëlqen më shumë te njerëzit”, u shpreh Beniada. Ish-banorja e ‘BBVIP’ ka publikuar një foto në “InstaStory”, ku duken dy duar të kapura me njëra-tjetrën, duke konfirmuar se ajo është në një lidhje me ish-futbollistin.
Ditët e fundit, ajo ka folur për edicionin e dytë të “Big Brother”, duke ndarë edhe disa këshilla për konkurrentët për këtë vit. Ajo shpesh ka treguar për eksperiencën e jashtëzakonshme që ka kaluar brenda, ndonëse e ka bërë të rikthehet e të nisë një jetë të re në Ajo është ndër moderatoret më diskrete sa i përket jetës private.
Prej vitesh tashmë, jemi mësuar ta shikojmë të fokusuar vetëm tek aktiviteti i saj si moderatore. Prej vitesh jemi mësuar ta shikojmë në formate sportive, ku është shndërruar edhe në një ndër moderatorët më të dashura të sportit. Por duket se karriera e Eva Muratit po merr një kthesë tjetër. Moderatorja ‘braktisi’ për pak sportin për t’u bërë pjesë e spektaklit. “Gjeniu i Madh” është formati që e risolli si moderatore, këtë herë në kërkim të talenteve në muzikë. 20 konkurrentë të moshës mbi 35 vjeç që gëzojnë talentin e të kënduarit, 20 personazhe që gjatë jetës së tyre nuk e kanë pasur shansin për të performuar në një skenë para një publiku të gjerë.
Ndërkohë që Evën e kemi parë edhe shpesh si aktore, mjafton të përmendim këtu filmin “Policë për kokë”, Shqipëri. Modelja së fundmi ka nisur moderimin e një rubrike të re në “E diell”, të quajtur “Të lumshin duart”. Ajo i është rikthyer sërish temës së BBV, ku madje jep edhe një këshillë për banorët që do të hyjnë në edicionin e dytë. “Ka qenë mendoj eksperienca më e bukur e jetës sime. Nuk krahasohet me asnjë eksperiencë tjetër. Disi edhe na mungon. Tani që mendoj se do të fillojë ‘Big Brother 2’, them sikur të isha futur akoma edhe një herë, vetëm për disa ditë”, u shpreh ajo.
“Këshilla ime për të gjitha ato vajza apo djem që do të hyjnë në ‘Big Brother’ është të jenë vetvetja se pastaj normal se do të thonë se kjo ishte si ajo”, vazhdoi modelja që është rritur dhe ka jetuar në Itali. Së fundmi, në emisionin që ajo vetë drejton, Nishani është vendosur në siklet duke u ngacmuar nga regjia, të cilët e kanë pyetur nëse do të jetonte me prindërit e partnerit. Edhe njëherë ish-banorja e “Big Brother Vip” dëshmoi se përveçse e bukur është edhe e zgjuar.
“Unë jam rritur me gjyshet e mia dhe nuk ka gjë më të bukur të jetosh me vjehrrin dhe me vjehrrën. Unë jam pro. Edhe kush ka mundësi ekonomike, gjëja më e rëndësishme është mami dhe babi dhe jo vetëm të tutë, por edhe mami dhe babi i burrit. Ata e kanë bërë burrin që ke zgjedhur”, u përgjigj Beniada Nishani. Por këtë histori të bukur dashurie, ajo ka vendosur larg fokusit mediatike, duke preferuar që ta shijojë ne mënyrë më intime.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al