19 Shkurt, 2023

Foto nga paparazzi/ Bujar Leskaj, me kapuç në Parlament


Për demokratët këto kanë qenë ditë të ngarkuara. Kjo sepse opozita ka ndërmarrë aksione politike, duke u përfshirë në protesta. Dhe rrjedhimisht kjo nënkupton që të paktë janë ata që e kanë mendjen se çfarë të veshin apo si të duken në Kuvend, kur qëllimi i tyre janë protestat.

Kjo është pak a shumë edhe ajo çfarë shohim në këtë shkrepje. Deputeti i qarkut të Vlorës, Bujar Leskaj, ka lënë selinë e Parlamentit, pas një pasditeje të ngarkuar ku dhe janë zhvilluar protesta në ambientet e jashtme. Ajo që na ra në sy është “look”-u i Leskajt, që duhet thënë shumë shpesh e kemi parë brenda kornizave të zyrtarit të lartë. I veshur me një xhup sportive, deputeti i Partisë Demokratike kishte preferuar që të vendoste edhe një kapuç. Ndonëse nuk duket shumë mirë për ambientin ku edhe është, jemi të sigurt që të paktën ka qenë komfort në këto ditë të ftohta

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al