Si gjithmonë ndodh, kur seanca plenare përfundon, apo ka pushim, deputetët përfitojnë nga rasti për të shkëmbyer me njëri-tjetrin biseda miqësore. E tillë ka qenë edhe kjo pamje, e kapur nga fotografi ynë.
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka qenë pranë Monika Kryemadhit, duke bërë një bisedë, në dukjet tejet miqësore. Ka qenë pikërisht ky momenti që nga seanca ka dal edhe Arben Ahmetaj. Por, duket se dy bashkëpunëtorët nuk e kanë përshëndetur fare ish-ministrin. Si shihet edhe nga fotot, ndonëse Ahmetaj ka dal duke qeshur nga seanca në dukje sikur do t’i përshëndeste, as Kryemadhi dhe as Boçi nuk kanë kthyer as sytë dhe as vëmendjen nga ai, duke vijuar të qetë bisedën e tyre.
Një pamje kjo disi e çuditshme, duke marrë parasysh se Ahmetaj, ndonëse një figurë e sulmuar nga opozita, gëzon raporte të mira me kundërshtarët. Por me gjasa ky nuk është rasti, ndaj edhe Ahmetaj shpejt ka gjetur të tjerë miq në oborr për të shkëmbyer një bisedë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al