Ditët e enjte janë edhe më të ngarkuara për deputetët. Që në orët e para të mëngjesit, ata i drejtohen selisë së Parlamentit, ku edhe seanca plenare zhvillohet plot me dinamika dhe zhvillime.
Por natyrisht, krahas asaj çfarë ndodh, ka kohë edhe për pushim. E tillë ka qenë edhe kjo tablo në ditët e fundit, ku deputetët kanë lënë seancën plenare për pak minuta pushim. E për duhanpirësit, ky është edhe një moment i mirë për të shijuar një cigare e një bisedë mes miqsh.
Edi Paloka radhitet te politikanët më aktiv, por edhe tek ata që në çdo pushim nuk e sheh pa një cigare. Këtë herë një koleg i ka ardhur në ndihmë për ta ndezur cigaren. Të dy kanë zgjedhur të qëndrojnë së bashku dhe të konsumojnë më shumë sesa duhan. Pas disa minutash bisedë, të dy janë larguar në drejtime të ndryshme, për të vijuar me aktivitetet e tyre.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al