26 Shkurt, 2023

Foto nga paparazzi/ Kur “dress-code” thyhet nga Jorida Tabaku


Jorida Tabaku është ndër imazhet më të dashura të politikës. Nuk ka rëndësi nëse je me PS-në apo me PDnë, Jorida ia ka dalë të identifikohet si një personazh i pranuar nga të gjitha krahët. Dhe kjo edhe për shkak të brishtësisë që e karakterizon si grua.

Gjithnjë e veshur “chic”, por duke ruajtur një stil edhe disi “casual”, deputetja identifikohet edhe si një prej femrave të veshura më mirë në politikë. Por kur vjen puna tek veshjet në Parlament ajo tregohet gjithnjë e kujdesshme, duke ruajtur stilin.

E tillë ka qenë edhe paraqitja e saj e fundit, ku duhet thënë ka guxuar të thyej ‘një mit’ në veshjet e zyrtareve. Si duket, deputetja e Partisë Demokratike ka zgjedhur të veshë pantallona të bardha në seancë plenare. Një zgjedhje kjo që duhet thënë nuk e kemi parë te kolegët e saj. E natyrisht që si gjithçka tjetër, edhe kjo “dalje nga radha” është padyshim një stil perfekt për Tabakun.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al