29 Janar, 2023

Foto nga paparazzi/ “Ladies in black”


Veç fokusit që dita e Parlamentit ka për deklaratat politike dhe aksionin që zhvillohet, nuk mund të rrihet pa komentuar edhe “pasarelën” jashtë Parlamentit. Natyrisht që fokusin më të madh e kanë gratë e politikës. Shpesh herë kemi folur për to, për veshjet e tyre, detajet e ngjyrave, modeleve, ekstravagancën.

Nuk kemi lënë pa komentuar as aksesorët, markat luksoze që zgjedhin dhe gjithçka tjetër që përmban “look”- u i tyre. Këtë herë kemi ndaluar te kjo foto, ku shfaqen tri kolege gjatë një bisede normale. Flasim për Monika Kryemadhin, Albana Vokshin dhe Erisa Xhixhon, që veç bashkëpunimit politikë, emërues të përbashkët kanë pasur këtë herë edhe veshjen.

Të trija zonjat e politikës kanë zgjedhur ngjyrën e zezë për të veshur. Albana Vokshi ka qenë disi më formale, ku fundin e zi e ka kombinuar me takat, ndërkohë që zonjat e Partisë së Lirisë, kanë qenë disi më “casual”, ku pantallonat e zeza i kanë kombinuar me këpucë të ulëta. Natyrisht që e zeza është padyshim zgjedhje që asnjëherë nuk të lë në baltë, dhe ky foto është shembulli më i mirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al