22 Janar, 2024

Foto nga paparazzi/ Mungoi në “Big Brother 3”, por Sabiani i përpiktë me detyrat familjare! E përditshmja e tij me djalin dhe partneren


Nuk mund të themi që ishte gazmore aq sa ishte e çuditshme, teksa të shtunën mbrëma, Sabiani u prezantua me një klip, si banori i ri i “Big Brother 3”. Pasi provoi të ishte konkurrent për 2 edicionet e mëparshme, klipi i tij ishte në fakt një shaka që iu bë banorëve, por edhe publikut. Pasi bëri rrugëtimin e tij në “Big Brother 1”, këngëtari u fut edhe tek edicioni dytë, por më shumë se banorë ai ishte në lojë për të qenë pranë vajzës së tij që po niste një histori dashurie me Kristin.

Ishte vetë këngëtari që premtoi se do të rikthehej edhe në edicionin e tretë dhe duhet thënë disi e mbajti këtë premtim. Edhe në rrjetet e tij sociale, përgjatë ditëve të fundit, ai vetë ka bërë shaka me këtë pjesëmarrje, duke mbajtur mbërthyer publikun. Por teksa gjithçka ishte në kuadër të lojës, Sabi ka vijuar me angazhimet e tij. Veç planeve në muzikë, ai duket shumë i angazhuar edhe si baba dhe bashkëshort.

Paparaci ynë ka mundur ti shkëpusë disa fragmente nga e përditshmja e tij, ku të gjithë kohën ia ka dedikuar partneres dhe djalit të tyre. Dalja e familjes, nis fillimisht nga supermarket, ku si një baba i përkushtuar ai duket se ka blerë gjithçka që djali i ka kërkuar. Më pas, familja zhvendoset në një tjetër ambient, ku të tre zgjedhin të konsumojnë një drekë peshku.

Në fotot e siguruara, duket vogëlushi teksa është duke luajtur në tavolinë, ndërkohë që si këngëtari ashtu edhe partnerja e tij, janë të fokusuar tek telefonat e tyre, duke mos i kushtuar shumë rëndësi bisedës në tavolinë. Kujtojmë se jeta e tyre familjare, u bë publike kur fillimisht Sabiani u fut në “Big Brother”, e pas një viti edhe Keisi.

Rreth 1 vit më parë, Sabiani dhe Arnisa u ndanë nga njëri tjetri. Ishte pikërisht pjesëmarrja e tij në “Big Brother” ajo që zbuloi faktin se artisti ishte bërë baba i një djali me partneren e re, Arnisa Xhikaj. Që pas këtij zbulimi, dyshja nuk i ndalte më postimet në rrjetet sociale me dedikimet romantike. Por shpejt, situata mes çiftit ndryshoi.

Nga një konstatim i lehtë, u vu re se dyshja ka larguar të gjitha fotot që kishin me njëri-tjetrin. E si për të shtuar më shumë dyshimet se ata janë ndarë, Arnisa dhe Sabiani nuk ndiqeshin më as në rrjetet sociale. Sabian Medini është këngëtari që e ka mbajtur prej vitesh jetën e tij hermetike, ndërkohë që me hyrjen në “Big Brother VIP” zbuloi një detaj sekret nga jeta e tij, që ai është dhe baba i një djali përveç vajzës, Keisit.

Fakti që ai ishte bërë baba për herë të dytë me partneren e re pas divorcit nga nëna e Keisit, dihej nga rrethi i ngushtë i miqve të këngëtarit, pasi ai preferonte të mos e bënte publike këtë pjesë të jetës së tij Por pasi u bë pjesë e “BB Vip”, ai zbuloi detaje rreth vetes së tij, që publiku nuk i ka ditur, mes të cilave atë që është babai i një djali 3- vjeçar, Enes, i cili ishte surpriza e produksionit për Sabianin brenda shtëpisë.

Vogëlushi me flokët kaçurrela si i ati dhe sytë blu si e ëma e surprizoi në program, duke u futur në shtëpinë e “Big Bother VIP”. Teksa fliste për djalin, Sabiani u shpreh se djali erdhi në jetë në një moment kur nuk e priste dhe ishte një bekim nga Zoti.

Ai tha se në fillim kishte merak mos vajza e tij e madhe, Keisi, do të bëhej xheloze por nuk ndodhi kështu, pasi ajo e do shumë vëllain e saj. Ndërsa shtoi se ardhja në jetë e dy fëmijëve nga nëna të ndryshme, nuk ka qenë e lehtë për të. Edhe Keisi ka rrëfyer se si e priti lidhjen e re të të atit, Sabianit dhe ardhjen në jetë të vëllait të saj të vogël. Ish-banorja e BBV, u shpreh se në momentin që zbuloi se familjes së saj do i shtohej një anëtar i ri “iu shemb bota”, por thekoi se ai është gjaku i saj dhe tani s’rri dot pa të.

“Në fillim ishte pak e sikletshme. Isha shumë e lumtur dhe e gjithë bota ime ra poshtë, më erdhi pak papritur sepse kështu ndodhi e gjithë gjëja. Janë disa situata në jetën time që i kam kaluar, më kanë bërë më të fortë, më kanë rritur më shumë. Po tani unë nuk bëj dot pa vëllain, është gjaku im, vetëm më merr malli tërë kohën dhe sa herë që flas me babin e pyet se çfarë bëri ndonjë gjë të re, çdo ditë mëson gjëra të reja. Me vëllain, duke qenë se nuk jetojmë në të njëjtën shtëpi, sepse ai jeton me mamanë e vet, përpiqem ta takoj sa më shpesh”, tha Keisi Medini.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al