5 Mars, 2023

Foto nga paparazzi/ Një tjetër politikan në Parlament në “Burberry”


Shpesh i kemi kapur politikanët tanë me veshje apo aksesorë të kushtueshëm. Në faqet tona kemi publikuar çmimet, markat, detajet e veshjeve të tyre, duke sjellë një tablo të plotë të zgjedhjeve të tyre, sa i përket stilit që ata kanë.

Këtë herë, pjesë e faqes sonë është edhe Agron Gjekmarkaj. Deputeti i Partisë Demokratike ka mbërritur me makinën e tij deri te shkallët e Kuvendit, megjithatë, ne nuk na ka shpëtuar fakti se shalli që ai kishte zgjedhur të mbante veshur është i një marke luksoze. Flasim për “Burberry”, një markë e famshme dhe e shtrenjtë.

Duhet thënë se brenda 2 javësh, Gjekmarkaj është zyrtari i tretë që ‘kapim mat’ me këtë markë. Pas zv.ministrit të Financave, Besart Kadia, dhe deputetit të Partisë Socialiste, Eduard Shalsi, që kishin zgjedhur po këtë markë, këtë herë është radha e tij

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al