3 Dhjetor, 2022

Foto nga paparazzi/ Rudina Magjistari me partnerin, fansa të Dua Lipës. Çifti shijon së bashku koncertin e artistes


Koncerti i Dua Lipës në Tiranë ishte padyshim festa më e mirë për këtë 28 nëntor. Koncerti i fundit i “Future Nostalgia” u përmbyll në kryeqytetin tonë, duke na dhuruar një shfaqje fantastike. E natyrisht që kur flasim për personalitete si Dua, në shesh do të kishte edhe fanse të famshme.

Një prej to ka qenë edhe Rudina Magjistari. Bashkë me moderatoren ka qenë edhe partneri i saj, Xhavit Bajrami. Duhet thënë se kjo dyshe nuk bën pjesë te çiftet që dalin shpesh në evente apo aktivitete së bashku.

Por, natyrisht që koncerti i Duas ka qenë një moment i mirë për të shijuar atmosferën, por edhe shoqërinë e njëri-tjetrit. Daljet e Rudinës kanë qenë të pakta, duke preferuar të kufizohet vetëm te karriera. Rudina dhe bashkëshorti i saj, Xhavit Bajrami, kanë më shumë se 10 vjet tashmë që janë bashkë, dhe moderatorja nuk i kursen fjalët e mira për partnerin e saj.

Në një intervistë të para disa javëve, Rudina tha se edhe pse punë e tyre kërkojnë shumë kohë, ata koordinohen me njëri-tjetrin dhe preferojnë që të kalojnë kohë së bashku në shtëpi.

“Kemi gjetur një mënyrë se si koordinohemi dhe nuk dua të përsëris atë që flasin me superlativa për bashkëshortët, por ai imi i meriton fjalët. Është vërtet i mrekullueshëm dhe kombinojmë dhe plotësojmë njëri-tjetrin.

Kombinojmë oraret, nëse vajza ime qëndron në shkollë, unë jam në program. Kështu që i kemi të ndara ditët, herë unë herë ai. Në mbrëmje jemi në shtëpi, nuk jam njeri i natës dhe ftesa të kësaj natyre i refuzoj, sepse dua të jem pranë familjes”, tha ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al