Mjafton të shohësh portretin e Taulant Ballës, për të kuptuar se sa i relaksuar është dhe sa mirë ndihet në shoqërinë e Andi Lilës, një nga futbollistët tanë më të mirë, njëkohësisht edhe president i Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë.
Nuk e dimë se cila ka qenë arsyeja e takimit mes tyre, nëse Balla dhe Lila janë miq dhe kanë njohje të hershme, nëse Balla është tifoz i Lilës, apo ky i fundit është drejtuar tek ai në mënyrë institucionale, për të zgjidhur ndonjë problem që ka të bëjë me futbollin.
Gjithsesi, një politikan dhe një sportist kanë mjaft gjëra për të diskutuar me njëri-tjetrin dhe kanë disa gjëra të përbashkëta. Fundja, edhe në politikë si në futboll, nëse nuk bën gol herë pas here, mbetesh në stol.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al