Erion Veliaj së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa kanë qenë të ftuar në natën finale të “Këngës Magjike”.
Çifti është shfaqur si gjithmonë të kapur për dore dhe më të lumtur se kurrë. Ajo që ne na ra në sy është shkëlqimi i bashkëshortes së kryebashkiakut e veshur me një fustan ngjyrë “pink” me termina. Ajola shfaqet gjithmonë në formë me linja perfekte dhe e veshur me shumë stil.
Këtë herë ajo ishte kombinuar me taka të zeza dhe me geta të zeza, si për të qenë në uniformë dhe me partnerin e saj. Nga ana tjetër, Veliaj kishte zgjedhur një kostum të zi formal për eventin e rëndësishëm të muzikës. Ndonëse daljet e saj publike janë të rralla, Ajola gjithmonë duket në super formë.
Çifti shfaqet më i dashuruar se kurrë, ku edhe kanë takuar miqtë e tyre apo duke ndjekur performancat. Ajola është një ndër femrat më të bukura në Shqipëri ku spikat me vesh jet e saja të bukura dhe elegante. Edhe këtë herë nuk kishte si të mos na mahniste ndryshe.
Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është e gjitha një perfeksion. Duke pasur një punë si juriste, me siguri, ajo është në çdo moment me veshjen e duhur të punës, ku nuk mungojnë takat e larta, edhe kur i duhet të bëjë një copë rrugë në këmbë. Si gjithmonë, në super formë, si në të përditshmen e saj, ashtu edhe në eventet.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al