4 Dhjetor, 2022

Foto nga paparazzi/ Zonjat e PS lënë të laget në shi Shalsin


Ditë me shi, por angazhimet politike nuk ndalen. Deputetët e Parlamentit tonë shpesh ndodh që të harrojnë çadrat, për të nxituar pas seancës si për t’u ruajtur nga shiu.

E kur kanë disi më shumë fat, një mik apo koleg i tyre qëllon atje për t’i ndihmuar. E tillë ka qenë situata edhe për ministren e Financave. Delina Ibrahimaj zbriti nga makina e saj pa çadër, por mikesha nga radhët e PS-së, Mimi Kodheli, është ofruar për ta ndihmuar me çadër. Por, duket se vendimi për të “strehuar” ministren në çadër, ka “penalizuar” Eduard Shalsin, siç duket deputeti i Partisë Socialiste ka mbetur jashtë çadre, duke i shoqëruar mikeshat e tij, ndonëse po lagej. Natyrisht që vetë Shalsi nuk është shqetësuar të nxitojë hapat, por ka vijuar i qetë ecjen e tij me dy zonjat, ndonëse disi i lagur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al