21 Nëntor, 2019

FOTO nga paparazzi/Tashmë, Fate Velaj ka një konkurrent të fortë në Parlament për trendet e modës në veshje


Deputetin socialist të Vlorës, Fate Velaj, e kemi pagëzuar si fashionistin e Parlamentit. Edhe pse iu fut politikës, Velaj nuk harroi për asnjë moment se është artist dhe këtë dëshirë të tij e komunikonte shpesh edhe me stilin e veçantë të veshjes. Por duhet thënë edhe i guximshëm, sepse ngjyrat, stili, kombinimi duan me të vërtetë guxim, aq më shumë te burrat, të cilët janë pak më të kufizuar në këtë drejtim.

Por me sa duket Fate tani duhet të bëjë llogaritë me një konkurrent, i cili do t’ia rrezikojë seriozisht fronin e deputetit më modern. Ai është Sadri Abazi, i cili as mund të imagjinohej disa vite më parë që mund të kishte guxim të dilte jashtë kornizave të një veshjeje formale.

Megjithatë, duket se diçka ndryshoi. Në fillim me ca këpucë disi më të veçanta dhe këtë të enjte shtoi një aksesor. Ai është shalli, i cili ndër të tjera ishte edhe “Gucci”. Të shohim si do përfundojë ky duel i ethshëm për fronin e deputetit më modern.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al