Lufta e trëndafilave, për të cilën Loredana dhe Mozzik kanë folur në këngën e tyre “Rosenkrieg” po bëhet gjithnjë e më e ashpër. Nga gjermanishtja, “rose” ka kuptimin “trëndafil”, ndërsa “krieg” përkthehet “luftë”. Rosenkrieg fjalë për fjalë ka kuptimin “lufta e trëndafilave” dhe nuk ka aspak konotacion pozitiv. Rosenkrieg i referohet mosmarrëveshjeve të pakëndshme midis partnerëve ose ish-partnerëve; nuk është një grindje e thjeshtë, por metaforikisht një “luftë” mes dy njerëzve që janë ose kanë qenë të dashuruar.
Artistët, që janë prindër të një vajze, u ndanë papritur në 2019. Ndarja e tyre ishte e bujshme, siç ishte edhe lidhja, teksa deklaratat e dedikimet nëpër këngën ishin të shumta. Por nuk zgjati shumë dhe në fund të 2020 ata u ribashkuan. Pak muaj më pas zbuluan se kishin punuar për një album të përbashkët që nisi publikimin në maj 2021. E kur publikimi i të gjitha këngëve nuk kishte përfunduar ata njoftuan ndarjen duke u shprehur se duhen shumë por janë dy kokëfortë që nuk bëjnë dot as pa njëri-tjetrin, as me njëri-tjetrin.
Ndërkohë, pjesët e një pazëlli që kemi bashkuar së fundmi na tregojnë se reperja mund të ketë nisur një lidhje të re me reperin Raheem Heid, i njohur me pseudonimin “Reezy”. Ai është producent e reper mjaft në zë në Gjermani dhe së fundmi ka bashkëpunuar edhe me Ed Sheeran.
Raheem dhe Loredana prej muajsh janë shoqëruar bashkë dhe janë parë kudo. Madje, në muajin dhjetor ata shkuan së bashku në Dubai.
Në studio, në shtëpi, në makinë, dyshja duken të pandarë, siç mund ta shihni në fotot e mëposhtme:
Madje reperi gjerman ka një lidhje të ngushtë edhe me vajzën e Loredanës, Hanën:
Shkrepin foto me telefonin e njëjtë:
Dhe detaji kryesor që ngre shumë dyshime është tatuazhi i Loredanës. Në disa foto që ajo ka publikuar kemi vënë re se në parakrah ka shkruar emrin e artistit Raheem, shoqëruar me një zemër.
Megjithatë, nëse bëhet fjalë për një lidhje dashurie apo miqësi- kjo ende nuk dihet ndonëse peshorja anon më shumë nga e para. Vlen të përmendet se gjatë ndarjes së shkurtër me Mozzik Loredana u përfol për një lidhje me reperin KMN Zuna. Ata jo vetëm që ishin të pandarë por u fotografuan edhe në momente intime duke u puthur në avion.
Dyshja e kaloi bashkë karantinën në 2020 dhe sollën një bashkëpunim. Ndonëse zërat për lidhje i kanë mohuar gjithnjë që pasi Loredana u rikthye me Mozzik nuk është parë më asnjëherë me Zunën.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al