Si “Dita Kombëtare e Nënave” dhe “Dita Ndërkombëtare e Grave” 8-Marsi u mbizotërua nga urime, dedikime e vlerësime të shumta. Edhe figurat publike janë sensibilizuar me rolin e grave në vendin tonë, krah urimeve dhe dedikimeve të bukura për nënat e tyre.
Reperi i njohur Stresi ka ndarë një foto me nënën e tij Shpresën në Instastory, duke shkruar se ajo është shpreë për të. Në dedikimin e tij reperi shton se e do çmendurisht teksa zbulon se kanë darkuar vetëm të dy mbrëmjen e djehsme.
“Shpresa ime, siç e ke emrin je dhe për mua. Të dua çmendurisht nëna ime. Një darkë vetëm unë dhe princesha ime.”-shkruan reperi.
Nga ana tjetër, së fundmi Stresi është përfolur për një lidhje me modelen shqiptare Klarisa Pengu. Ishte vetë Klarisa ajo që postoi një foto në Instagramin e saj ku shfaqej e përqafuar me Stresin duke lënë të kuptohej se kanë qenë duke ngrënë darkë teksa dukeshin shumë të afërt.
Postimin ajo e ka shoqëruar edhe me një zemër, duke forcuar edhe më shumë dyshimet për një lidhje mes tyre. Mirëpo, i shpejt ishte reagimi i Stresit i cili sqaroi se ka qenë duke ngrënë drekë me pronarin e clubit ku ka performuar dhe jo me modelen. Kjo e fundit, sipas tij, i ka kërkuar të bëjnë një foto dhe kaq.
“Unë jam single. Vajzën e kam parë për herë të parë në një koncert. Dhe ka ardhur ka bërë foto me mua, kemi qenë duke ngrënë darkë me pronarin dhe kaq.”- deklaroi ai pak ditë më parë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al