10 Mars, 2022

FOTO/ Një tjetër dasmë dasmë në qarkullim? Eliona Pitarka ndan me ndjekësit pamje nga festa e beqarisë


Një vit pasi u bë nënë, duket se Eliona Pitarka tashmë së shpejti do të veshë fustanin e nusërisë.

Gjatë ditës së djeshme, aktorja ka publikuar në faqen e saj zyrtare disa fotografi ku shfaqet e veshur me një bardha në një festë beqarie pak ditë para dasmës.

Eliona shihet e fotografuar në shoqërinë e mikeshave të saj më të mira, përmendim këtu edhe koleget e “Klanifornias”, Esmeralda Metka, Rudina Debacaj dhe Delinda Disha.

Aktorja ende nuk e ka zbuluar për ndjekësit e saj ditën apo vendin ku do të mbahet ceremonia, por më herët në rrjet është aluduar se do të jetë data 21 Mars.

Datë kjo e cila konstaton me ditëlindjen e Galës, për të cilën ky është viti i parë i lindjes.

Eliona gjithmonë është treguar shumë e rezervuar sa i përket jetës së saj private, dhe ende nuk ka dhënë shumë detaje lidhur me partnerin e saj të cilin e mban jashtë vëmendjes së mediave rozë.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al