25 Prill, 2022

FOTO/ Njihuni me të dashurën e djalit të Inva Mulës dhe Pirro Çakos


Anthony Çako, djali i këngëtarëve shqiptarë, Inva Mula dhe Pirro Çakos, është munduar të jetë larg vëmendjes dhe famës së prindërve të tij.

Megjithatë nuk mungon kurioziteti në lidhje me jetën personale të 26-vjeçarit, i cili ka një profil aktiv në rrjetin social Instagram. Ai e ka bërë prej kohësh publike lidhjen e tij me bukuroshen Alice Blue, dhe postimet e përbashkëta me të apo dedikimet romantike janë të shpeshta në profilet e tyre.

Së fundmi e dashura e Anthony kishte ditën e lindjes dhe nuk ka munguar urimi nga ana e muzikantit i cili bëri një postim në Instastory të Alice në një ambient mjaft romantik.

“Vajza e ditëlindjes”- shkroi ai shoqëruar me një zemër.

Martesa e Pirro Çakos dhe Inva Mulës zgjati për 22 vite, ndërsa në mars të vitit 2009, sopranoja paraqiti kërkesën për divorc në Gjykatën e Tiranës. Çifti u nda, ndërsa Inva u martua me Hetem Ramadanin, me të cilin ajo ka një vajzë, Ninën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al