13 Shkurt, 2024

FOTO/ “Nuk flet për mua se ka frikë të dalë e vërteta e ndarjes tonë”/ Ish-gruaja e Endrik Bebës “shpërthen”: Manipulimet dhe viktimizimet kalojnë çdo limit!


Këngëtari Endrik Beba disa ditë më parë ka folur për djalin e tij, Liam dhe për periudhën e vështirë që ka kaluar ku u shpreh se ka qëndruar 3 vite pa parë të birin, të cilin e ka me ish-bashkëshorten.

Këngëtari tregoi se djalin e dërguan në Greqi për të marrë kurim, ndërsa vetë qëndroi në Shqipëri sepse i duhej të fitonte para për shpenzimet.

“Kisha 3 vite pa e parë, e kam mjekuar në Greqi sepse ka qenë shumë sëmurë. Një vit para se të dilte COVID u sëmurë, ka qenë shumë alergjik. Nëse vraponte 10 metra, binte në tokë, vuante nga asmta.

Provuam të gjitha spitalet këtu s’po i jepnin zgjidhje, e dërguan në Greqi dhe ia gjetën problemin. U bë mirë pas mjekimit. Por që të shërohej plotësisht duhet të bënte mjekim që zgjaste 6-7 muaj aty. Unë isha i detyruar të punoja këtu, sepse kush do të paguante, gjyshin, gjyshen, mamin”, tha ai.

Mirëpo ditën e sotme përmes një postimi në Instagram, ka reaguar vetë ish-bashëshortja e Endrikut, duke thënë që fëmija është i saj dhe jo i “nuses” së banorit.

Sipas saj këngëtari nuk e përmes atë jo për të mirën e djalit të tyre por sepse ka frikë që të zbulohet e vërteta e ndarjes së tyre.

Një mesazh për portalet që përmëndin djalin tim! Pikë së pari Liami është fëmija im dhe jo i “Nuses” së Endrikut dhe nuk dua kurrësesi që të përmëndet më afër tyre!

Fakti që ai nuk do të më përmëndi mua, gjoja për të mirën e djalit, është sepse ka frikë të dali e vërteta e ndarjes tonë (dhe pse e përmëndi një nga banorët aty) djali tashmë është me mua në greqi dhe pavarësishtë veprimeve të të atit, Liamit nuk i është folur kurr keq per atë, sepse djali e do shumë, dhe nuk dua tja heq këtë dashuri që ai ka, as ta kthej kundra, por këto manipulime dhe viktimizime kalojn çdo limit!

Lëreni djalin tim jashtë botës së mediave se nuk i duhet fama! Ka gjithë dashurinë, përkushtimin dhe vëmëndjen që i duhet nga unë!”- ka shkruar ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al