18 Shkurt, 2024

FOTO/ “Nuk na del komunizmi nga gjaku, letrat anonime…“/ Pas debateve të Julit dhe Romeos, vëllezërit e dy konkurrentëve shpërthejnë keq ndaj njëri-tjetrit


Julian Deda dhe Romeo Veshaj ditët e fundit kanë debatuar ashpësh me njëri-tjetrin, ku nuk kanë munguar as tonet e larta për shkak të pyetjeve anonime që u bënë në “BBVIP”.

Moderatori ishte dakord që banorët të zbulonin pyetjet e tyre, ndërsa Juli jo pasi sipas tij ato duhet që të ngelin anonime.

Mirëpo në këtë debat janë përfshirë edhe vëllezërit e dy djemve, Donaldi dhe Marito të cilët përmes një postimi në Instagram kanë ironizuar keq njëri-tjetrin.

Apapa nuk na del komunizmi nga gjaku! Letrat anonime vazhdojnë të nxjerrin ‘trima’ edhe sot”– ka shkruar Donaldi duke i dalë në mbrojte të vëllait për lojën e pyetjeve sekrete, teksa në sfond kishte vendosur foton e parketit të shtëpisë.

Pas disa minutash, Mario ka postuar një foto të ngjashme të dyshemesë, ndërsa ironizoi hapur Donaldin me mbishkrimin: “Foli dhe parketi!”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al