Oriola Marashi e ka vazhduar karrierën e saj si modele edhe jashtë Shqipërisë, ku sfilon për marka të ndryshme ndërkombëtare.
Bukuroshja brune së fundmi “ndezi” imagjinatën e ndjekësve me imazhet që publikoi në llogarinë e saj në Instagram.
E shtrirë në rërë buzë detit, Oriola shfaqej e gjitha e zhveshur teksa pjesët intime i mbulonte me duar ose me anë të një tyli prej nejloni.
Në njërën prej fotove, ajo theksonte të pasmet e tonifikuara, ndërsa në një imazh tjetër, tregonte gjoksin bombastik që e mbulonte me duar.
Marashi kishte bërë make up profesional dhe flokët i kishte lënë të lëshuar dhe të drejtë.
Së fundmi, Oriola udhëtoi drejt Italisë për të realizuar një set fotografik për markën “Guess”.
Fotot e publikuara në Instagram-in e saj ishin realizuar nga Natalia Braulich, e cila njihet për mediat rozë në të gjithë botën. Vajzat publikuan edhe një foto të realizuar krah njëra-tjetrës.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al