Ndonëse prej disa muajsh ishte pjesë e një programi dashurie ku pretendonte të gjente dashurinë, Kristi Aliaj duket se është në një lidhje që e ka mbajtur sekret.
Djali i artistit të njohur Robert Aliaj prej kohësh është në një romancë me një vajzë të panjohur për publikun me të cilën nuk e ka aspak problem as të shfaqet në kryeqytet. Ai ka bërë dalje të shpeshta në evenimente të ndryshme me partneren e tij, si në foton e mëposhte të publikuar nga News31.
Vajza në fjalë quhet Entela dhe është stomatologe. Në rrjetet e saj sociale ajo shfaqet shpesh me rrobat e aksesorët e Kristit siç janë këto syze dhe xhaketa:
Pak javë më parë Kristi u largua nga “Loe Story”. Ai tregoi më pas arsyen pse u largua nga ky program, duke thënë se në atë emision shumë personazhe ishin të shtirur e situatat ishin të stisura dhe se preferon gjërat e vërteta. “Debate koti dhe debate fallco. Personazhet ishin shumë të shtirur dhe fallco”, ka deklaruar Aliaj.
Gjithashtu Kristi ka thënë se i pëlqen bota e televizonit dhe po përgatit një projekt ku mendon se mund të jetë producent për të bërë një reality.
Ndoshta mund të jetë kjo aryeja pse ai u bë pjesë e një dating shoë edhe pse ishte në një lidhje.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al