13 Prill, 2022

FOTO/ Pamela Anderson mahnit me debutimin e saj në Broadway


Pamela Anderson bëri debutimin e saj në Broadway të martën mbrëma, në Çikago.

54-vjeçarja, e cila luan rolin kryesor të Roxie Hart, shkëlqeu teksa mori një buqetë me trëndafila të kuq. Ajo tregoi edhe një herë format e saj për tu patur zili teksa doli në skenë e veshur me një nga kostumet e zeza elegante. Flokët e saj bionde platin i kishte bërë me një model të frymëzuar nga vitet 1900.

Pamela mori një reagim të entuziazmuar nga publiku natën e saj të parë. Në shkrimin e tij në “New York Post” Johnny Oleksinski shkroi se ajo këndoi mirë dhe ishte në gjendje të realizonte koreografinë e ndërlikuar. Kur Pamela hyri në kastin e Çikagos, ajo u bashkua me një numër të madh yjesh për të luajtur rolin kryesor të Roxie Hart.

Prodhimi origjinal, me regji dhe koreografi nga Bob Fosse, ishte vetëm një sukses i madh në vitet 1970, dhe u drejtua nga Gwen Verdon dhe Chita Rivera. Sidoqoftë, shfaqja u risoll në vitin 1996,  me drejtimin dhe koregrafinë e Ann Reinking. Ky produksion është bërë muzikali i dytë më i gjatë në Broadway i të gjitha kohërave, i tejkaluar vetëm nga The Phantom Of The Opera.

Roxie është luajtur vetëm nga disa yje, si Brooke Shields, Ashlee Simpson, Lisa Rinna, Erika Jayne, Christie Brinkley dhe Melanie Griffith. Pamela së fundmi zbuloi në Good Morning America se dokumentar i saj i ardhshëm i Netflix do të përmbajë edhe pamje nga përgatitja e saj për Çikago.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al