1 Qershor, 2022

FOTO/ Pas dëshmisë dhe zërave për rikthim Johnny Depp dhe Kate Moss takohen në Londër, modelja mbështet ish-të dashurin


Kate Moss është fotografuar teksa po dilte nga ‘Royal Albert Hall’ në Londër të martën në mbrëmje, ku u takua dhe festoi me ish-të dashurin Johnny Depp në prapaskenë pas performancës së tij me legjendën e rrokut Jeff Beck.

Supermodelja ishte e pranishme teksa Depp performoi para të pranishmëve, vetëm disa ditë pasi dëshmoi për yllin e Hollywood gjatë gjyqit të tij për shpifje kundër ish-bashkëshortes Amber Heard. Kate tërhoqi vëmendjen me një xhaketë të zezë dhe pantallona të gjera, ndërsa ndiqte një truproje jashtë ambienteve ku u mbajt koncerti.

Ikona e modës hodhi poshtë më parë pretendimet se ishte sulmuar nga aktori i ‘Piratëve të Karaibeve’ gjatë marrëdhënies së tyre katërvjeçare në vitet 1990. Dhe ajo përsëri tregoi publikisht mbështetjen e saj për ish-partnerin – me të cilin ajo mbetet në marrëdhënie të mira – duke e parë atë teksa performonte cover-at e John Lennon, Marvin Gaye dhe Jimi Hendrix së bashku me Beck.

Kate – e cila javën e kaluar dha dëshmi në gjykatën amerikane përmes Skype- mbërriti rreth orës 20:00, 90 minuta para se Depp të dilte në skenë. Pasi koncerti i Beck filloi në orën 20:40, Depp u ngjit në skenë në orën 21:23 për të performuar disa këngë me një legjendë të muzikës britanike që konsiderohet ndër kitaristët më të mëdhenj në histori.

Mes thirrjeve të fansave: “Johnny” dhe “Ne të duam Johnny”, aktori u ngjit në skenë i veshur me një jelek, këmishë me mëngë të shkurtra të bardhë dhe të kuqe, kravat dhe kapele të stilit ‘Peaky Blinders’. Aktori dhe Beck kënduan shtatë këngë, duke përfshirë ‘Little Wing’ të Jimi Hendrix, ‘Isolation’ të John Lennon dhe ‘What’s Going On’ të Marvin Gaye përpara se të largoheshin nga skena në orën 21:50.

Reagimet e fansave të Deep në rrjetet sociale ishin të menjëhershme.  Njëra shkruante: ‘A mund të jetë kjo arsyeja pse ai erdhi në Londër? Gjëja më e mirë që Amber bëri ishte përmendja e Kate Moss në gjyq, kjo e ktheu atë në jetën e tij.’

Ky ishte shfaqja e tretë radhazi e Depp-it përkrah Beck-ut dhe nata e dytë radhazi në ‘Royal Albert Hall’, pas betejës së tij ligjore . Ai kishte performuar më parë me Beck në ‘Sheffield City Hall’ të dielën. Një natë më parë ai u largua nga ‘Royal Albert Hall’ në orën 01:00 duke mbajtur një qese “Unicorn Purple” – një lloj i rrallë marihuane.

Aktori ka paditur ish-partneren e tij për një artikull të vitit 2018 që ajo shkroi në ‘Washington Post’, i cili titullohej: “Unë fola kundër dhunës seksuale – dhe u përballa me zemërimin e kulturës sonë. Kjo duhet të ndryshojë.’

Të mërkurën e kaluar Kate dëshmoi me video për vetëm tre minuta në gjyqin e  Johnny Depp-Amber Heard. Ajo hodhi poshtë deklaratën e Amber e cila tha se ka dëgjuar që Depp e kishte shtyrë Moss nga shkallët kur dyshja ishin çift. 48-vjeçarja i tha gjykatës së Virxhinias se ajo dhe Depp kishin qenë në një lidhje romantike për katër vjet midis 1994 dhe 1998.

Kur avokati i Depp-it, Benjamin Chew e pyeti Moss nëse kishte ndodhur ndonjë gjë ndërsa ata ishin me pushime në Xhamajka, ajo tha: ‘Ne po dilnim nga dhoma dhe Johnny u largua nga dhoma para meje. Ndërsa dola nga dhoma, rrëshqita nga shkallët dhe lëndova shpinën. Bërtita sepse nuk e dija se çfarë më kishte ndodhur dhe kisha dhimbje. Ai u kthye me vrap për të më ndihmuar dhe më çoi në dhomën time dhe kërkoi kujdes mjekësor.’

Moss – e cila u thirr nga ekipi ligjor i Depp – hodhi poshtë pretendimet që Depp e kishte sulmuar ndonjëherë atë. “Ai kurrë nuk më shtyu, nuk më goditi apo më hodhi nga shkallët, jo”, tha Moss në gjykatë.

Kate Moss është prej kohësh në një lidhje me gjermanin Nikolai von Bismarck.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al