27 Mars, 2021

FOTO/ Pas Ermal Mamaqit, edhe Anxhela Peristeri thyen rregullat e pandemisë! Këngëtarja publikon imazhe nga super festa e 35-vjetorit të lindjes


Anxhela Peristeri është personazhi i famshëm i radhës që thyen rregullat e pandemisë së koronavirusit, pas Ermal Mamaqit, duke organizuar një super festë për 35-vjetorin e saj të lindjes.

anxhela peristeri (11)

Këngëtarja që pritet të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2021 me këngën “Karma”, ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram disa foto të realizuara gjatë festës, ku shfaqet në shoqërinë e shumë të ftuarve të tjerë, emra të njohur të skenës dhe ekranit.

anxhela peristeri (12)

Artistja kishte zgjedhur një fustan të zi, mjaft klasik, dhe flokët i kishte lënë lëshuar me onde të mëdha për të shkëlqyer në këtë ditë të veçantë.

anxhela peristeri (8)

Ju falënderoj nga zemra për çdo fjalë të ngrohtë që më dhuruat në këtë 35-vjetor dhe për çdo ndjesi të bukur që përjetova! Zoti ua shpërbleftë 1000 herë më shumë! Ju dua!”, shkroi Anxhela krahas fotos së saj.

anxhela peristeri (10)

Ajo zbuloi edhe tortën e ditëlindjes, e cila ishte krijuar duke pasur parasysh që ajo do të performojë në Eurovizion për këtë vit.

anxhela peristeri (7) anxhela peristeri (3)

Rreth një javë më parë, aktori i humorit dhe moderatori Ermal Mamaqi theu rregullat anti-covid.

anxhela peristeri (6)

Bashkëshortja e tij, Amarda Toska, i kishte organizuar një super festë ditëlindjeje surprizë, në bashkëpunim me të gjithë të ftuarit e asaj nate.

anxhela peristeri (13)

Ishte kandidatja e PS-së për deputete në Tropojë, Arjola Demiraj, ajo që e nxori “zbuluar” aktorin nëpërmjet fotove dhe videove që publikoi në Instastory-n e saj.

anxhela peristeri (1)

Mes artistëve që performuan për ditëlindjen e Ermalit ishte edhe Elvana Gjata, e cila i vuri “flakën” skenës.

ermal mamaqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al