Që pas largimit nga politika, Rudina Hajdari gjen kohë të lirë për jetën e saj private. Teksa i ka shpeshtuar udhëtimet drejt SHBA-së ku është vajza e saj, ajo gjen kohë edhe për t’u zbavitur.
Vetëm pak ditë më parë e pamë me bikini, teksa ushtronte sport në ujë. Ndërsa këtë herë Rudina është shfaqur si kameriere. Fundjavën e shkuar, ajo ka qenë në Velipojë, ku e ka kaluar ditën duke u shërbyer klientëve. Krejt ndryshe nga sa jemi mësuar, nën petkun e politikanes, Rudina kishte veshur uniformën e kamerieres me pantallona të zeza dhe bluzë të kuqe si dhe kishte kapur flokët që mos ta pengonin në punën e saj.
Fotot i ka publikuar vetë ish-deputetja në rrjetet sociale, teksa nuk e ka fshehur entuziazmin e saj për ditën e kaluar në rolin e ri në një bar. Natyrisht që kjo punë për të ishte vetëm një ditë, në formë e një prove, pasi në realitet Rudina Hajdari ka premtuar se do t’i rikthehet edhe më fuqishëm politikës. Megjithatë, gjasat janë që deri në shtator atë do ta shohim më shumë sport, por edhe në poza të pazakonta për politikanët. Kjo, pasi natyra e saj e çlirët ia lejon të dalë jashtë kontureve.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al