Al Pacino është fotografuar duke dalë nga një restorant në Kaliforni, nën shoqërinë e 28-vjeçares Noor Alfallah.
Pasi kanë shijuar një darkë italiane, aktori i Scarface, dhe producentja televizive, e cila më parë ka qenë në romancë me Clint Eastwood dhe Mick Jagger , u larguan në të njëjtën makinë, shkruan Daily Mail.
Pacino u shfaq i veshur i gjjithi në të gjitha të zeza, ndërsa Alfallah me një xhaketë lëkure, pantallona të zbukuruara me dantella dhe një palë çizme.
Kjo është hera e parë që fituesi i çmimit Oscar, i cili u nda nga ish e dashura e tij Meital Dohan në vitin 2020 për shkak të diferencës së tyre në moshë prej katër dekadash, del publikisht për të treguar ka nisur një romancë të re me Alfallah.
Pas ndarjes së saj nga këngëtari i Rolling Stones, në vitin 2017, u raportua se ajo kishte vazhduar me Eastwood, për të cilin ajo pretendonte se ishte thjesht një mik, në 2019.
Duke folur për Hello! në atë kohë, Noor pranoi se ‘njerëzit komentuan’ lidhjen e saj të kaluar me Jagger, por tha se ‘nuk pendohet’ dhe ‘ka shumë kujtime të shkëlqyera’ nga koha e tyre së bashku.
“Mosha jonë nuk kishte rëndësi për mua,” tha ajo. “Zemra nuk e di atë që sheh, ajo e di vetëm atë që ndjen. Ishte lidhja ime e parë serioze, por ishte një kohë e lumtur për mua”.
Bukuroshja brune shtoi se Sir Mick, në një moshë të madhe, është ende në ‘formë të shkëlqyer’. ‘[Ai është] shumë më në formë se unë. Unë me të vërtetë e respektoj që ai është kaq i disiplinuar.’
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al