24 Prill, 2022

FOTO/ Pas thashethemeve se i dha fund martesës 23-vjeçare me regjisorin e njohur, aktorja Thandiwe Newton shafqet në publik me të dashurin e ri


Thandiwe Newton u fotografua pas lajmeve që i ka dhënë fund martesës 23-vjeçare me Ol Parker, duke konfirmuar kështu thashethemet pasi ajo u pa nën shoqërinë e të dashurit të saj të ri.

Ylli i Hollivudit u shfaq e veshur me një xhup të gjelbër, pantallona dhe kapele, duke vërtetuar spekulimet se ajo ishte ndarë me bashkëshortin e saj regjisor pasi ndau një puthje pasionante me reperin 25 vjeçar Lonr, në Malibu.

Aktorja, për të cilën thuhet se do të shkojë në rehabilitim, hoqi unazën e saj të martesës dhe largoi vëmendjen e saj nga fatkeqësitë e fundit shijuar momente romantike me të dashurin e ri, emri i vërtetë i të cilit është Elijah Dias.

Në moshën 25-vjeçare, Lonr është vetëm katër vjet më i madh se fëmija i parë i Thandiwe dhe Ol, vajza e tyre 21-vjeçare Ripley.


E veshur me një palë syze dielli të rrumbullakëta dhe një çantë me stampa leopardi, Thandiwe, shfaq në një gjendje mjaft të mirë teksa shtrëngonte duart me Lonr duke ecur përkrah njëri-tjetrit.


Krijuesi i hiteve, i ndjekur nga mbi 57,000 njerëz në Instagram, kishte një veshje përditshmërie, një kapuç të zi, pantallona ngjyrë kafe dhe çantë lëkure.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al