16 Prill, 2022

FOTO/ Pas thashethemve për ndarje dhe tradhti, Rihanna dhe ASAP Rocky shfaqen për herë të parë së bashku në publik


Rihanna dhe ASAP Rocky janë parë për herë të parë në publik së bashku pas lajmeve që janë ndarë për shkak të tradhtisë

Rihanna dhe partneri i saj ASAP Rocky fotografuan së basgku në aeroportin e Barbados.

Kjo vjen një ditë pak pasi në internet qarkualluan lajmet për ndarjen e tyre ku thuhej se ASAP Rocky u kap duke e tradhtuar këngëtaren me stilisten e këpucëve Amina Mauddi.

Fotot e tregojnë Rihanna-n e veshur me një fustan me një përzierje ngjyrash portokalli të shoqëruar me taka.

Çifti u pa duke ecur krah për krah me njëri-tjetrin në shoqërinë e katër individëve që i ndihmonin të ecnin drejt dy autobusëve të bardhë që ishin të parkuar për t’i çuar në destinacionin e tyre.

Mbrëmjen e djeshme, Rocky mori pjesë në një festë për inagurimin e uiskit të tij të ri “Mercer + Prince” në Times Square Nebula dhe burimet e përshkruan atë si “shumë të hutuar dhe të pa fokusuar” gjatë një bisede.

 “Ai u përpoq të bashkonte fjalitë, por u shfaq për të mbështetur pijen e tij të re të uiskit “baby””, tha burimi për Page Six.

Rocky mbërriti tre orë me vonesë për rastin special dhe menjëherë “shkoi direkt në dhomën private VIP për të nënshkruar shishet e tij të bëra me porosi dhe të dizajnuara për mysafirët,”

 “Ai pritej të përzihej me turmën, por nuk qëndroi aq gjatë sa ishte planifikuar”, tha burimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al