31 Maj, 2022

FOTO/ Pas zërave se mund të jenë ndarë, Kim Kardashian dhe Pete Davidson arratisen drejt Britanisë


Kim Kardashian dhe Pete Davidson e kanë ‘nxjerrë’ dashurinë e tyre jashtë vendit dhe u kanë dhënë fund zërave që nisën të hapen gjatë orëve të fundit se ata mund të jenë ndarë.

Themeluesja e ‘Skims’ dhe i dashuri i saj u panë duke ecur dorë për dore në Londër teksa po shkonin për të darkuar. 41-vjeçarja ishte veshur me të zeza nga Balenciaga, duke përfshirë pantallona dhe një xhaketë tip ‘crop-top’. Ndërkohë, ish-aktori i “Saturday Night Live” kishte veshur një këmishë blu me kuadrata, një bluzë gri që e kishte kombinuar po ashtu me pantallona gri. Pamjen e tij Pete e kompletoi me atlete të bardha dhe xhaketë të zezë.

Edhe pse nuk dihet pse dyshja udhëtuan drejt Britanisë, ky udhëtim vjen disa ditë para festimeve të Jubileut Platinum të Mbretëreshës Elizabeth. Gjatë fundjavës, Davidson u bë bjond duke ndezur thashethemet se çifti po kombinon biznesin me jetën e tyre dhe se ai do të përfshihej në fushatën e ardhshme të Kim.

Ylli i “Kardashians”, e cila është në lidhje me Davidson që nga tetori 2021, po e bën gjithnjë e më publike lidhjen e tyre. Fansat shohin më shumë rreth tyre përmes mediave sociale. Megjithatë një postim nga Kim i bërë ditën e djeshme ngriti jo pak polemika. “Lajm i mirë: gjithçka e ka një fund. Lajm i keq: Gjithçka e ka një fund”- shkroi ajo që u mbështet nga komenti i së motrës Khloe e cila shkroi: “Kur ndodhi kjo?” Megjithatë, shkrimi i Kim nuk ka asnjë lidhje me Pete dhe ata janë më të lumtur se kurrë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kim Kardashian (@kimkardashian)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al