30 Prill, 2022

FOTO/ Pasi i dha fund martesës me ish-bashkëshortin, Josh Flagg bën publik të dashurin e ri


Ylli i “Million Dollar Listing”, Josh Flagg ka zyrtarizuar në Instagram romancën me të dashurin e ri pasi konfirmoi ndarjen nga ish-bashkëshorti, Bobby Boyd.

36 vjeçari ndaunë Instastory në fotot në një restorant duke i dhuruar një puthje agjentit të pasurive luksoze, Andrew Beyer . Flagg konfirmoi më parë se ai kishte filluar të takohej me një burrë misterioz, duke mos dhënë detaje, deri më tani.

“Pasi Bobby dhe unë u ndamë, fillova të njihja dikë,”  tha ai në një intervistë me People në fund të marsit.

“Nuk po kërkoja të dilja me dikë sepse isha i martuar,” vazhdoi ai. “Ne kurrë nuk shkuam në një takim derisa Bobby dhe unë i dhamë fund martesës tonë.”

“Ne ishim miq për një kohë. Thjesht ndodhi spontanisht. Më pëlqen shumë, dhe ai është një djalë shumë i mirë,” tha ai.

Romanca e re e Beyer vjen disa javë pasi Flagg paraqiti kërkesën për divorc nga Boyd pas një ndarje prej muajsh.

“Bobby dhe unë po divorcohemi”, shkroi Flagg në Instagram në atë kohë. “Kjo mund të tingëllojë e papritur, por ndjeva se duhet të jem transparent. Ne kemi qenë shumë të menduar përpara se të arrijmë në këtë përfundim. Nuk ishte mungesë dashurie, por përkundrazi ne të dy rriteshim në drejtime të ndryshme dhe donim gjëra shumë të ndryshme për veten tonë.”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al