13 Prill, 2022

FOTO/ Pasi u dënua vitin e kaluar me 100 orë punë pa pagesë, ish-modelja shfaqet duke kryer shërbime komunitare në Sussex


Ish-modelja, Katie Price është parë duke kryer shërbime komunitare në një shoqatë bamirësie në Sussex duke ofruar kështu një ‘shërbim të mbështetjes së krizës’ pasi u dënua për drejtimin e automjetit në gjendje të dehur vitin e kaluar.

Ish-modelja, tashmë 43 vjeç, u urdhërua të kryente 100 orë punë të papaguar pasi ktheu përmbys BMW-në e saj në një korsi fshati pranë shtëpisë në West Sussex më 28 shtator të vitit të kaluar.

Ajo u dënua gjithashtu me 16 javë burg dhe dy vjet ndalim të drejtimit të automjetit pas nga Gjykata e Magjistraturës Crawley në dhjetor.

Ylli i reality-shoët ishte veshur mjaft sportive me një kapuç të bardhë dhe tuta.

Katie gjithashtu kishte veshur një palë atlete të bardha dhe një çantë dore ngjyrë kafe, ndërsa flokët e saj bionde i kishte mbledhur bisht.

Sipas faqes së tyre të internetit, Horsham Matters është një organizatë bamirëse e krishterë që synon të lehtësojë vështirësitë përmes ofrimit të shërbimeve thelbësore si ushqimi, karburanti dhe strehimi.

Organizata drejton një shërbim mbështetës në krizë për njerëzit që kanë nevojë për artikuj thelbësorë, së bashku me një bankë ushqimore dhe mbështetje financiare.

Ata gjithashtu ofrojnë shërbime këshillimi për klientët e bankës ushqimore dhe drejtojnë një strehë nate dimërore.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al