3 Qershor, 2022

FOTO/ Për herë të parë pas 2 vitesh në një event bashkë, si çiftet William-Kate dhe Harry-Meghan shmangën njëri-tjetrin


Princ William, Kate Middleton, Princ Harry dhe Meghan Markle morën pjesë në Shërbimin Kombëtar të Falënderimeve të premten, por nuk u ulën pranë njëri-tjetrit.

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit u ulën në anën e djathtë të Katedrales së Shën Palit pas mbërritjes. Dyshja zunë të njëjtin vend si Princesha Anne, Princi Charles dhe Camilla Parker Bowles.

Në të njëjtin rreshtin por në krah të kundërt, Duka dhe Dukesha e Sussex u ulën me Princeshën Eugenie, Princeshën Beatrice dhe bashkëshortët e tyre përkatës, Jack Brooksbank dhe Edoardo Mapelli Mozzi.

 

Njerëz nga Pallati Mbretëror kanë thënë për ‘Page Six’ të enjten se djemtë e Charles nuk kanë plane të flasin ndërsa të dy po marrin pjesë në festimet e Jubileut Platinum të Mbretëreshës Elizabeth. “Për momentin, nuk duket e mundshme që Harry dhe Meghan dhe William dhe Kate të takohen veçmas gjatë festimeve të jubileut”, tha burimi. “Sigurisht që nuk ka asgjë në agjend për momentin.”

Paraqitja e fundit e përbashkët publike e katërshes ishte në ‘Westminster Abbey’ për ‘Shërbimin e Commonwealth’ në mars 2020, tre muaj pasi Harry dhe Markle njoftuan planet e tyre për t’u tërhequr nga detyrat e tyre të larta mbretërore.Ditë më vonë, dyshja u zhvendos në Amerikë. Ata tani banojnë në Kaliforni, me djalin Archie dhe vajzën Lilibet teksa zyrtarisht dhanë dorëheqjen nga rolet e tyre mbretërore në shkurt 2021.

Familja prej katër anëtarësh udhëtoi për në Angli së bashku për herë të parë të martën për të ndihmuar në nderimin e 70 viteve të shërbimit të mbretëreshës 96-vjeçare. Harry dhe Markle shikuan ‘Trooping the Color’ nga Zyra e Gjeneral Majorit, pa të vegjlit e tyre. Archie dhe Lilibet gjithashtu mungonin në shërbimin e kishës të së premtes.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al