20 Maj, 2022

FOTO/ Pranë ambulancës dhe policisë, Romeo Veshaj përfshihet në një aksident rrugor


Romeo Veshaj është përfshirë ditën e sorme në një aksident rrugor.

Në fotot e publikuara nga “JOQ Albania” aktori shihet pranë forcave të policisë dhe ambulancës. Nuk dihet saktësisht se si ka qenë dinamika e plotë e ngjarjes, por nga fotot duket një motor gjendet i shtrirë në rrugë.

Romeo shihet pranë dyerve të hapura të ambulancës, ndërkohë që një mjek e mban nga krahu. Sipas dëshmitarëve aksidenti ka ndodhur në aksin Tiranë-Elbasan rreth orës 15:49. Nga ana tjetër, nuk dihet se cili ndodhet brenda ambulancës, nëse është Donaldi apo dikush tjetër.

Postimi i tij i fundit në rrjetet sociale është bërë rreth orës 20:30 kur ai ka shpërndarë në Instastory disa foto nga emisioni “Më lër të flas” që është regjistruar ditë më parë. Gjithsesi kjo nënkupton se ai është mirë dhe nuk ka pasur asnjë problem.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al