16 Prill, 2022

FOTO/ Princi Harry dhe Meghan Markle në një shëtitje të pazakontë gjatë eventit të “Lojërave Invictus”


Meghan Markle dhe Princi Harry morën pjesë në eventin e “Lojërave Invictus” në Hollandë, ku u fotografuan duke udhëtuar si pasagjerë në makinat për fëmijë të quajtura ‘mini-kiddie.’

Çifti u shafqën ditën e sotme në Holandë për eventin e parë të lojërave Invictus, sfida e vozitjes së një Jaguar Land Rover Driving Challenge.

Meghan dhe Harry gjithashtu u argëtuan teksa bënë një shëtije me makinë me disa “pilotë” të ardhshëm. Si Duka ashtu edhe Dukesha e Sussex-it, të cilët janë prindër të Archie Harrison dhe Lilibet Diana, u hipiën në mini-makina për fëmijë me një shofer të ri në timon për të bërë një xhiro.

Ndërsa po i afroheshin vijës së finishit, Princi Harry mbajti duart mbi kokë në shenjë festimi.

Sfida e vozitjes është projektuar për të testuar aftësinë, saktësinë, vëzhgimin dhe punën në grup.

Princi Harry hipi në një Land Rover nga dritarja anësore e pasagjerit për të ndihmuar shoferin të ecte dhë të kalonte në pengesat në rrugë. Meghan ishte afër, duke brohoritur për të shoqin.

Princi Harry dhe Meghan Markle morën pjesë në të njëjtën ngjarje në Sydney në vitin 2018, menjëherë pasi njoftuan se po prisnin fëmijën e tyre të parë, djalin Archie. Ata kishin veshur këmisha të njëjta të “Lojërave Invictus” për daljen e tyre.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al