Zhoze Murinjo shijoi ditët e tij të fundit të pushimeve në shtetin afrikan të Namibisë përpara se të rikthehej sërish në Romë.
Gjatë ditëve të fundit, portugezi u përplas me një skenë romantike, ku një djalë i propozoi të dashurës së tij për martesë dhe pasi vajza tha “po”, çifti shkoi dhe bëri një foto me Murinjon.
Tekniku 59-vjeçar i dha bekimin çiftit dhe ju drejtua djalit të ri duke i thënë: “Ti ishe Speciali sot”, duke e bërë atë dyfish më të lumtur.