9 Mars, 2022

FOTO/ Realizoi 14 ndërhyrje kirugjikale në gjoksin e saj, Kate Price tregon rezultatin me foto nga pushimet


Ish-modelja Katie Price përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social Instagram ka zbuluar se ndodhet në Tajlandë për të kaluar disa ditë pushimi.

Ajo ka pozuar përballë kamerës, ku u shfaqet mjaft sensuale e veshur me bikini minimaliste të cilat i nxirrnin në pah gjoksin e saj.

Modeles i ra shumë në sy gjoksi i zmadhuar, pasi para pak ditësh ka lajmëruar se ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale.

Ndonëse madhësia e tij tashmë dallohej shumë, Kate u shpreh se ndihet mjaft komode dhe se ka kryer rreth 14 ndërhyrje të tilla për të patur rezultat që ajo dëshiron.

Në dhjetor, Katie iu nënshtrua liposuksionit, proçes ky që heq dhjamin nga barku i saj dhe bëri ngritjen e gjoksit në ‘BeClinic’ në Bruksel.

Duke folur për dhimbjen që kalon sa herë kryen ndërhyrje në gjoks, ajo tha për The Sun: “Nëse do që të jem e sinqertë me ty, mund të them po, sigurisht që ka dhimbje. Nëse nuk ka dhimbje, nuk ka asnjë fitim. Çmimi i bukurisë është ndonjëherë fakti që duhet të kalosh dhimbjen”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al