8 Mars, 2022

FOTO/ Rikthehen dhe një herë së bashku, motra e Neymar konfirmon lidhjen me ish-sulmuesin e Interit


Motra e sulmuesit brazilian Neymar, Rafaela Santos dhe ish-sulmuesi i Interit, Gabigol, janë rikthyer sërish me njëri-tjetrin.

Çifti e konfirmoi këtë lidhje me anë të një postimi në Instagram nga ana e modeles braziliane, ku shkruante: “Dashuria është çmenduri dhe çdo çmenduri e ka një arsye”, dhe komenti i futbollistit erdhi menjëherë, ku shkruan: “Si Xhokeri dhe Harli Kuin”, dy personazhe të filmave me superheronjë.

 Rafaela dhe Gabigol kanë qenë të lidhur për disa muaj në periudhën 2019-2020, por më pas i dhanë fund, por duket se çifti ka menduar t’i japë dhe një mundësi të dytë kësaj lidhjeje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al