10 Qershor, 2022

FOTO/ Rita Ora nis përgatitjet për dasmën e saj dhe Taika Waititi, ja ku është fokusuar artistja pak para ditës së madhe


Rita Ora thuhet se do të martohet me Taika Waititi shumë shpejt.

Dhe duket se tashmë artistja me origjinë shqiptare ka nisur përgatitjet duke filluar nga tonifikimi i trupit për fustanin e nusërisë. 31-vjeçarja publikoi disa foto e video në Instagram duke u stërvitur në palestër.

Rita dukej e përqendruar ndërsa trajneri i saj personal Freddie Barker e filmonte këngëtaren. Krah pamjeve ajo shkroi: ‘Duke detyruar @daddyfreddystress të zmadhojë(në kamër) atë pjesë të trupit ku jam fokusuar më shumë.’

 Krijuesja e shumë hiteve ndaloi për të treguar muskujt e saj në një moment ndërsa pozoi për një foto. Rita dukej mahnitëse në fotot, në të cilat beli i saj i vogël dhe busti morën vëmendjen e të gjithëve.

Mediat e huaja raportojnë se Rita dhe i dashuri i saj Taika po planifikojnë një ceremoni martese private, teksa tanimë janë fejuar. Vetë ata nuk kanë pohuar e as mohuar asgjë. Një mik i tyre i tha ‘The Sun’: ‘Ata nuk janë duke bërë një gjë të madhe spektakolare. Ata janë të dashuruar dhe vendosën se është koha e duhur për të zyrtarizuar marrëdhënien e tyre. Ata nuk mund të ishin më të lumtur.’

Dyshja janë bashkë që nga marsi i vitit 2021, pasi Rita u takua me regjisorin Taika në Australi. Taika ka qenë i martuar më parë me producenten e filmit Chelsea Winstanley, por dyshja besohet se janë ndarë në heshtje në vitin 2018. Dyshja kanë dy vajza: Te Hinekāhu, dhjetë vjeç dhe Matewa Kiritapu, gjashtë vjeç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al