5 Qershor, 2022

FOTO/ Rudina Hajdari si nuk e kemi parë asnjëherë, ish-deputetja shfaqet me bikini


I nxehti afrikan prej disa ditësh ka pushtuar vendin tonë dhe të shumtë kanë qenë njerëzit që i janë drejtuar plazhit për t’iu arratisur temperaturave të nxehta.

Mes tyre edhe ish-deputetja Rudina Hajdari. Këtë fundjavë Hajdari e ka kaluar në det mes aktiviteteve të ndryshme. Ajo nuk ka ngurruar të publikojë edhe foto në rrjetet sociale ku si asnjëherë më parë është shfaqur me bikini.

Në një foto të publikuar në Instastory Rudina pozon me rrobabanjo të gjelbërta me lule teksa nxjerrë në pah fizikun e saj në super formë.

Pak javë më parë ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari ka rrëfyer detaje të rëndësishme nga jeta e saj private. Në një intervistë disa kohë më parë ka lënë të kuptohej se ka pasur një “shkëputje” në marrëdhëniën e saj me bashkëshortin. “E vërteta është që ai është larg. Ai është në Amerikë, ndërsa unë këtu. Eshtë e vështirë të jesh gjithë kohës bashkë, apo jo?”- është përgjigjur Rudina, duke mos dashur të japë shumë detaje.

Të qenurit një femër politikane shpeshherë, nuk kapërdihet lehtë nga partnerët përkatës dhe shkakton probleme në një marrëdhënie. Dhe ish-deputetja duke ushtruar një profesion të tillë, nuk i ka shpëtuar pyetjes së moderatores, nëse karriera e saj ka qenë një pengesë në jetë e saj private.

“Ka qenë një problem. Nga ana tjetër ka qenë edhe një vlerësim nga bashkëshorti që unë kam ndjekur rrugën që unë kam dashur dhe më ka mbshtetur në këtë aspekt,”– është shprehur Rudina.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al