19 Janar, 2024

FOTO/ “Sa sjellje e ulët”- Debati Meri-Roza, reagon i revoltuar ish-konkurenti i “Big Brother VIP”: Pa u bërë java po vrasin njëri-tjetrin, por mos harroni se…


Meri Shehu dhe Roza Lati së fundmi kanë debatuar ashpër me njëra-tjetrën në “Big Brother VIP”,  teksa në një moment astrologia ka shpërthyer në ofendime dhe kërcenime ndaj moderatores.

Debati i vajzave është komentuar gjerë e gjatë nga publiku, por nuk kanë munguar as personazhet e njohura shqiptare dhe ish-banorët e “BBVIP”.

Përmes një postimi në InstaStory, Ardit Çuni e ka kritikuar keq banorët e spektaklit për debatet e vazhdueshme që ata kanë bërë në vetëm kaq pak ditë, ndërsa e cilësoi të ulët sjellen e Merit dhe të Rozës pasi sipas tij ekrani ka disa parime dhe rregulla.

 

“Çfarë po ndodh në këtë Big Brother… akoma pa u bërë java këta po varin njëri tjetrin!! Sa e ulët si sjellje kushdo ta ketë patur fajin. Po Meri mos e mban veten për aq vip sa thotë, e di shumë mirë që ekrani ka ca parime dhe ca rregulla. Të arrihet në te tilla kërcenime për kaq dite nuk di çdo bëhet në vazhdim”– u shpreh ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al