12 Mars, 2022

FOTO/ Seksi dhe provokuese, Nicole Scherzinger ngre temperaturat me fotot nga pushimet në Hawaii


Këngëtarja me famë botërore, Nicole Scherzinger po shijon së fundmi pushimet relaksuese në Hawaii së bashku me partnerin e saj Thom Evans.

Ajo ka surprizuar ndjekësit e saj të Instagramit me disa postime provokuese nga pushimet përrallore. Këngëtarja pozoi e veshur me bikini ngjyrë vjollcë në një pishinë, duke mahnitur me format e saj seksi.

Në një tjetër foto ajo shfaqet e përqafuar me ish-lojtarine  regbit, Thom Evans, i cili pozoi pa këmishë duke treguar trupin me muskuj.

Bashkëngjitur me fotot ajo shkroi: ‘Ngjyrosni qiellin dhe bëjeni tuajin’.

Lojtari i regbit dhe ylli i popit nisën një romancë në vitin 2019 pasi u njohën në The X Factor, ku ajo ishte anëtare e jurisë dhe ai garues si pjesë e grupit Tristar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al