“Ashtu siç thotë edhe shprehja: Bli më shumë por vish më pak”, shkruan Bleona Qereti bashkëngjitur me fotografinë e radhës të publikuar në “Instagram” për mijëra fansat e saj.
Së fundmi ajo ka postuar në “Instagram” një foto ku shfaqet tejet sensuale e veshur me bikini. Por mesa duket, ndryshe nga herët e tjera ku kryefjala e diskutimeve ka qenë sensualiteti i Bleonës, këtë herë diçka tjetër ka rënë më shumë në sy.
Është pikërisht komenti i këngëtares Rozana Radi. “Ca bo mi ca bo hjade mi ku se u zine groshet! Je tha fare nuk shtyhet jeta me krudo!,”- përfundon ajo.
“Hahahahahah”, ishte përgjigja e Bleonës, dhe mesa duket ajo e ka marrë goxha me sportivitet këtë fakt, duke marrë parasysh se vajzat janë mikesha të vjetra me njëra-tjetrën.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al