Edhe pse sezoni i tij i parë te PSG-ja ishte një dështim total, kjo nuk e ka penguar Sergio Ramosin që të fusë në xhep gati 20 milionë eurot neto që i garanton kontrata me francezët, por mbi të gjitha që të shijojë pushimet e tij “të ekzagjeruara”.
Të paktën ky është mendimi i shumë ndjekësve dhe fansave që mbrojtësi spanjoll ka në rrjetet sociale, pas fotos së fundit të publikuar prej tij. Serxho Ramos ka pozuar së bashku me bashkëshorten Pilar Rubio, teksa shijonin në Dubai një drekë me fileto viçi, me një kosto prej 900 eurosh copa.
Arsyeja e këtij çmimi marramendës lidhet me faktin se këto copa mishi janë secila të paketuara me letra floriri 24-karatësh, që e çojnë çmimin në stratosferë: “Gjysma e Spanjës duhet të punojë 50 euro në javë për të prekur atë shumë që ky e ka paguar thjesht sa për të dalë në foto”. Epo ky është fati i futbollistëve, ndonëse foton në fjalë Ramos e fshiu nga “Instagram”-i sapo mori bombardimet me ofendime.