3 Maj, 2022

FOTO/ Spartak Ngjela nuk i kursen komplimentet për Bora Zemanin: Ikonë e bukurisë, ke arritur të jesh kryevepër arti…


Avokat Spartak Ngjela jo pak herë është vënë në qendër të mediave rozë për shkak të komplimenteve që ai lë në rrjetet sociale, në fotot e moderatoreve simpatike të ekranit.

Capture

Këtë herë, ai ka rrëmbyer vëmendjen me një koment në një foto të moderatores Bora Zemani.

Në komentin e tij, Ngjela e komplimenton Zemanin për pamjen e jashtme duke e konsideruar atë ikonë absolute në ekranet shqiptare.

“Bora, ti tani je një ikonë absolute e bukurisë në ekranet e Shqipërisë. Prandaj, estetikisht, ke arritur të jesh si një kryevepër arti për një audiencë shumë të gjerë.

Suksesi që keni vendosur në Shqipëri, për ju, do të mbetet si një memorie historike.
Ju përshëndes miqësisht…”, shkruan Ngjela

-0-500-efeepng-464

borazemani_247318662_488235888928218_7538554315531055762_n-e1639471406516640-0-5bfbb9861e4eb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al