4 Mars, 2022

FOTO/ Stafi i televizionit rus jep dorëheqjen në transmetim live: Jo luftës


I gjithë stafi i një kanali televiziv në Rusi dha dorëheqjen në transmetim të drejtpërdrejtë duke brohoritur “jo luftë”.

Bëhet fjalë për stafin e “TV Rain (Dozhd)”,  të cilët vendosën të braktisin zyrat e punës, pas presionit të vazhdueshëm nga regjimi i Vladimir Putinit lidhur me raportimin e luftës në Ukrainë.

Natalia Sindeyeva, një nga themelueset e kanalit, i tha “Jo luftës” në transmetimin e fundit televiziv ndërsa punonjësit largoheshin nga studioja. Kanali më vonë tha në një deklaratë se e ka pezulluar operacionin “për një kohë të pacaktuar”.

Rregullatori rus për telekomunikiacion tashmë ka bllokuar televizionin Rain, duke e kërcënuar dhe akuzuar për “nxitje ekstremizmi, keqpërdorimin e qytetarëve rusë si dhe nxitje të prishjes së rendit dhe qetësisë dhe organizimin e protestive”.

Sot televizioni Rain transmetoi emisionin e fundit në internet. Pasi i gjithë stafi u larguan, filloi transmetimi i videos së baletit “Liqeni i Mjellmave”, e cila u shfaq në kanalet televizive shtetërore në Rusi kur u shemb Bashkimi Sovjetik në vitin 1991.

Videoja tani është bërë virale në mediat sociale.

‘’Ekho Moskvy (Echo of Moscow)”, një media tjetër në Rusi, është shpërbërë gjithashtupasi u vu nën presion për mbulimin e luftës në Ukrainë, tha redaktori i tij të enjten.

Stacioni radiofonik ka shfaqur intervista me gazetarë ukrainas, të cilët përshkruan tmerret e pushtimit rus, një vendim që sipas Neë York Times, mund të kishte kaluar kufirin.

Megjithatë, kryeredaktori Alexei Venediktov i tha “Reuters” këtë javë se stacioni nuk do të braktiste linjën e pavarur editoriale që ka qenë shenjë dalluese e tij për tre dekada, duke deklaruar: “Politikat tona editoriale nuk do të ndryshojnë”.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al