Supermodelja Gisele Bundchen ka habitur me format trupore teksa po shijon pushimet e saj në Costa Rica.
41-vjeçarja, e cila është e martuar meyllin e NFL, Tom Brady është fotografuar duke shëtitur me një shoqe buzë detit.
Ajo po ecte këmbëzbathur nëpër rërë, ndërsa kishte veshur një palë pantallona të shkurtra që i shfaqnin këmbët e saj të holla. Gisele kishte veshur gjithashtu një bluzë të tejdukshme me një cep të pjerrët që i tregonte më së miri muskujt e barkut.
Me flokët e stiluara lirshëm mbi supe, bomba braziliane duket shumë tërheqëse edhe pa grim. Disa ditë më parë ajo dhe parteri i saj Tom, të cilët do të festojnë 13 vjetorin e martesës këtë të shtunë, ishin parë duke bërë stërvitje së bashku në Kosta Rika.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al