31 Maj, 2022

FOTO/ Tayna dhe Mozzik shfaqen në Turqi, cila është arsyeja


Dy reperët nga Kosova, Tayna dhe Mozzik, kanë udhëtuar së fundmi drejt Turqisë.

Dyshja e konfirmuan këtë gjë përmes postimeve në rrjetet sociale, ku shfaqen në të njëjtin vend.

Megjithëse ata nuk kanë postuar një foto së bashku, në rrjet nisën menjëherë aludimet për raportin e tyre. Nga ana tjetër mediat kosovare shkruajnë se dyshja janë bërë bashkë në Turqi për xhirimet e videoklipit të ri.

Kjo gjë duket se konfirmohet edhe nga Mozzik, i cili postoi pak minuta më parë një foto teksa ndodhet në një studio muzikore.

Tayna ishte në qendër të mediave rozë dy ditët e fundit, për shkak të videos virale ku ajo u shfaq krah një mashkulli të panjohur në Zvicër.

Videoja është xhiruar nga një fans, i cili më pas e ka shpërndarë. Në pamjet që tashmë janë kudo në rrjet, duket mjaft qartë reperja nga Prizreni dhe krah saj djali i panjohur. Të gjitha dyshimet shkojnë se ai mund të jetë i dashuri i saj, mirëpo reperja ka vendosur të sqarojë gjithçka.

Ajo reagoi për herë të parë për lajmet, përmes një postimi në Instastory. Reperja publikoi një foto krah së cilës shkruan: “Kapet Tayna me dy meshkuj misterioz”, ku iu bën tag edhe Dj Dust dhe djalit me të cilin u fotografua.

Tayna nuk ka lënë pa ironizuar lajmet dhe komentet që u bënë rreth saj në rrjet. “Vërtet menduat se zbuluat diçka”, shkroi ajo me disa emoji duke qeshur.

Nga ana tjetër Mozzik ka deklaruar se është single dhe nuk ka askënd në krah për momentin. Megjithatë ai është përfolur vazhdimisht për një rikthim me ish-partneren e tij Loredana. Kjo e fundit ndodhet këto ditë në Shqipëri, ku thuhet se po xhiron një videoklip me Noizyn.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al