4 Mars, 2022

FOTO / Telashe të tjera në familjen Ikardi, Ivana ndahet nga bashkëshorti që njohu në një “Reality Show”


Familja Ikardi vazhdon të prodhojë histori për revistat rozë. Pas telenovelës së famshme të verës mes Uanda Nara dhe Mauro Ikardit, tani e ka radhën motra e futbollistit të bëhet protagoniste.

Ivana Ikardi, ka vendosur të ndahet përfundimisht nga bashkëshorti i saj, ish-basketbollisti e tashmë prezantuesi televiziv, Hugo Serra. Çifti u njoh në një “Reality Show”, “Superviventes”, ku para kamerave shpërtheu një histori dashurie që mbajti për disa muaj të mbërthyer para ekraneve publikun argjentinas.

 Çifti ka edhe një vajzë të vogël njëvjeçare nga martesa e tyre, por tashmë duket se çdo gjë ka përfunduar dhe të dy e kanë bërë publike këtë gjë në rrjetet sociale, duke u kthyer përsëri protagonistë të revistave rozë pas shumë muajsh heshtje./ PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al