Sezoni i verës tashmë ka nisur për VIP-at shqiptarë, të cilët po shijojnë pushimet në vende të ndryshme të botës.
Pavarësisht se me sezonin e verës, nis zyrtarisht edhe sezoni i koncerteve dhe mbrëmjeve muzikore, tre këngëtaret shqiptare kanë vendosur të kalojnë fillimisht disa ditë pushime nën shoqërinë e njëra-tjetrës.
Bëhet fjalë për tre këngëtaret, Big Mama, Tuna dhe Adelina Tahiri, të cilat kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale foto dhe video nga pushimet.
Destinacioni i tre mikeshave duket se është Turqia, nga ku kanë ndarë disa momente.
Nuk përjashtohet mundësia që tre këngëtaret të sjellin ndonjë bashkëpunim muzikor, megjithatë siç kuptohet nga pamjet, thjesht po kalojnë pak kohë të gjitha bashkë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al